Ndërlidhjet

Kroacia amandamenton ligjin për ekstradimet


Flamuri kroat dhe ai i BE-së
Flamuri kroat dhe ai i BE-së
Parlamenti kroat ka amandamentuar sot ligjin që ndalon ekstradimin e kriminelëve të dyshuar.

Ligji i cili kishte kaluar vetëm pak ditë para se Kroacia të hynte në Bashkimin Evropian, limitonte efektin e Autorizimit Evropian për Arrestim, vetëm në aktet e kryera pas 7 gushtit 2002.

Parlamenti i Kroacisë votoi 83-82, për t'i kaluar amandamentet e kërkuara nga BE-ja.

Bashkimi Evropian e kishte paralajmëruar Kroacinë se ky ligj ishte në kundërshtim me legjislacionin evropian, dhe se në rast të mos ndryshimit, Kroacia do të dënohej me mosdhënien e miliona eurove ndihmë financiare.

Çështja diskutabile rreth ndryshimit të këtij ligji fokusohej rreth rastit të Josip Perkovic, një kroati të akuzuar për përfshirje në vrasjen në Gjermani të disidentit të periudhës së komunizmit Stjepan Djurekovic.
XS
SM
MD
LG