Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Sulmohen gazetarët


Kandidati për president të Azerbajxhanit, Camil Hasanli
Kandidati për president të Azerbajxhanit, Camil Hasanli
Një grup gazetarësh të pavarur dhe nga mediat opozitare, janë sulmuar sot nga një turmë proqevritare në qytetin Sabirli të Azerbajxhanit.

Tural Imsyilov, nga shërbimi kushtuar Azerbajxhait i Radios Evropa e Lirë, i cili ishte në mesin e gazetarëve të sulmuar, thotë se incidenti ndodhi në një tubim elektoral të kundërkandidatit presidencial Camil Hasanli.

Imsyilov tha se disa nga gazetarët ishin rrahur, ndërsa të tjerëve ju ishin dëmtuar paisjet.

Ai shtopi se policia vetëm e kishte vështruar ngjarjen, por nuk kishte marrë ndonjë masë për parandalimin ose ndalimin e saj.

Kandidatura e Hasanli po mbështetet nga shumica e organizatave, partive dhe figurave opozitare në këtë vend.
XS
SM
MD
LG