Ndërlidhjet

Holanda me hapa ligjorë kundër Rusisë, për rastin e Greenpeace


Frans Timmermans, Minister i Jashtëm i Holandës

Frans Timmermans, Minister i Jashtëm i Holandës

Holanda ka nisur hapat ligjorë kundër Rusisë për të siguruar lirimin e aktivistëve të Greenpeace të akuzuar për pirateri.

Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Frans Timmermans tha sot se vendi i tij ka nisur procedurat ligjore në kuadër të Konventës së OKB-së për Ligjin e Ujërave Detare, kundër “ndalimit të paligjshëm” të anijes “Arctic Sunrise”, e cila bartte flamurin holandez.

Aktivistët të cilën vijnë nga 18 shtete të ndryshme, u arrestuan nga forcat ruse pasi disa nga ta provuan të depërtonin në një platformë nafte të Gazpromit në Arktik.
XS
SM
MD
LG