Ndërlidhjet

Daçiqit s’do t’i mungonte dialogu me Prishtinën


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ka pranuar ftesën e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, për rreth të ri të bisedimeve me Kosovën.

Ai po ashtu ka thënë se shpreson që kjo nuk do të jetë shkuarja e tij e fundit në Bruksel, për të biseduar me palën kosovare.

“Nëse është, nuk do të më mungojë”, ka thënë Daçiq, raporton Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë.

Ai ka akuzuar autoritetet në Prishtinë për shkelje të drejtpërdrejtë të Marrëveshjes së Brukselit, pasi ato i kanë ndaluar shkuarjen në Shtërpcë, për të marrë pjesë në një tubim zgjedhor të serbëve.
XS
SM
MD
LG