Ndërlidhjet

Papa: Kisha duhet t’iu shërbejë të varfërve


Papa Françesku
Papa Françesku
Papa Françesku ka thënë se Kisha Katolike duhet të zhveshë veten e saj nga “arroganca dhe krenaria” dhe me modesti t’iu shërbejë më të varfërve në botë.

Papa ka organizuar një drekë për të varfrit në qytetin Asisi të Italisë, që është edhe vendlindja e shenjtorit Françesk, nga i cili ka marrë emrin.

“Shumë prej jush jeni goditur nga kjo botë e egër. Ajo nuk ofron punësim dhe nuk brengoset nëse ka fëmijë që vdesin nga uria”, ka thënë Françesku.

Papa është duke zhvilluar bisedime me kardinalë për reformimin e Kishës Katolike.
XS
SM
MD
LG