Ndërlidhjet

Azerbajxhani të njohë rolin e aktivistëve në zgjedhje


Azerbajxhan - foto arkivi

Azerbajxhan - foto arkivi

Organizata për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje autoriteteve të Azerbajxhanit që të njohin dhe lehtësojnë punën e aktivistëve dhe shoqërisë civile në zgjedhjet presidenciale të 9 tetorit.

Agjencia ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me “mjedisin kufizues” për aktivistët, që ekziston në Azerbajxhan.

Deklarata thekson se të gjitha demonstratat që përputhen me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duhet të lejohen.

Ajo u bën thirrje autoriteteve që të mos përdorin forcën e tepruar ose masat administrative kundër demonstruesve paqësorë.

Azerbajxhani kritikohet shumë për shtypjen e disidentëve, mediave të pavarura dhe aktivistëve.
XS
SM
MD
LG