Ndërlidhjet

Shtyhen kërkimet për të zhdukurit në Lampedusa


Lampedusa
Lampedusa
Italia ka mbajtur të premten ditë zie kombëtare për mbi 100 migrantët afrikanë, që kanë humbur jetën nga mbytja e anijes pranë ishullit mesdhetar të Lampedusës.

Aksidenti ka ndodhur të enjten, ndërsa kërkimet për qindra personat e zhdukur janë shtyrë për shkak të kushteve të këqija të motit.

Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano, ka thënë se janë gjetur 111 trupa të pajetë dhe 155 të mbijetuar.

Mbi 500 njerëz thuhet të kenë qenë në anije.

Alfano ka thënë se kapiteni i anijes, shtetas tunizian, është arrestuar.

Ai ka thënë se Italia nuk mund të merret vetë me migrantët që vijnë nga Afrika e Veriut dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të shtojë patrullat në Mesdhe.
XS
SM
MD
LG