Ndërlidhjet

logo-print

BE kërkon që të falet Tymoshenko


Yulia Tymoshenko në kohën kur ka qenë kryeministre. Maj, 2009.

Yulia Tymoshenko në kohën kur ka qenë kryeministre. Maj, 2009.

Dy të dërguar të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, që të falë ish-kryeministren e burgosur, Yulia Tymoshenko.

Avokati i saj, Serhiy Vlasenko, ka thënë se kërkesën e kanë bërë ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Pat Cox, dhe ish-presidenti polak, Aleksander Kwasniewski.

Cox dhe Kwasniewski kanë vizituar Tymoshenkon në burg të enjten.

Tymoshenko është dënuar me shtatë vjet burgim në vitin 2011, për krime që lidhen me një marrëveshje të gazit me Rusinë, në vitin 2009.

Ajo thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG