Ndërlidhjet

OKB-ja thirr për qetësi në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka shprehur shqetësimin e tij për dhunën në rritje në Egjipt, përfshirë edhe përleshjet fatale në Kajro.

Ai ka nënvizuar nevojën dhe “rëndësinë e protestave paqësore”.

Komentet e tij pasojnë vdekjen e katër personave në Kajro dhe plagosjen e dhjeta tjerëve në nivel vendi, pasi mbështetësit e presidentit të përmbysur islamit Mohammed Morsi u konfrontuan me forcat e sigurisë.

Trazirat shpërthyen kur qindra përkrahës të Morsi u munduan të depërtonin në Sheshin Tahrir të Kajros.

Dy protesta tjera ishin zhvilluar në kryeqytetin egjiptian të premten, njëri tek xhamia Rabaa el-Adawiyaf që është në lindje të Kajros, në të cilin vend gjatë gushtit policia kishte shpartalluar me forcë kampin e protestuesve të Morsi.

Gjatë ditës së premten, të paktën dy ushtarë egjiptian janë vrarë në një sulm që dyshohet se e bënë militantët islamist pasi sulmuan një konvoj ushtarak në Kajro.
XS
SM
MD
LG