Ndërlidhjet

Laurën Hill lirohet nga burgu


Ilustrim
Ilustrim
Këngëtarja Lauryn Hill është liruar nga burgu, pasi kaloj dënimin prej tre muajve që i kishte caktuar gjykata si dënim për evazion fiskal, raportojnë mediet amerikane.

Ish-këngëtarja e “Fugees” ishte dënuar në maj të këtij viti për mosdeklarim të tatimit në vlerë prej 1 milion eurove.

“Ajo u lirua disa ditë më herët bazuar në një numër të faktorëve që Drejtoria e Burgjeve ka marr parasysh, përfshirë edhe sjelljen e mirë”, avokati i saj Natham Hochman ka thënë për magazinën People.

“Ajo prej sot ka hyrë në një periudh kushtëzimi, që do të zgjat një vit. Nga kjo periudhë ajo do të duhet të rri 3 muaj në arrest shtëpiak”, shtoi avokati i saj.

Lauryn Hill me albumin e saj “The Miseducation of Lauryn Hill” ka qenë një hit i madh gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Hill pritet të publikojë së shpejti këngën e saj të re Consumerism.
XS
SM
MD
LG