Ndërlidhjet

Vriten shtatë kryengritës në Kashmir


Ilustrim
Ilustrim
Ushtria e Indisë thotë se ka vrarë shtatë kryengritës të dyshuar, gjatë dy betejave të ndryshme, në afërsi të vijës së militarizuar në rajonin e Kashmirit, që ndan Indinë dhe Pakistanin.

Një zyrtar ushtarak tha se katër militantë janë vrarë të shtunën kur po kalonin nga territori pakistanez në pjesën indiane të Kashmirit, në afërsi të vendbanimit Kupvara.

Ndërsa tre kryengritës janë vrarë të premten gjatë përleshjeve në de facto kufirin mes dy vendeve, bëri të ditur një zyrtar ushtarak.

Sipas tij, forcat e armatosura kanë gjetur gjashtë trupa të pajetë dhe një gamë të gjerë të armatimit.
XS
SM
MD
LG