Ndërlidhjet

SHBA: Kerry kërkon nga Kongresi hapjen e qeverisë


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se mbyllja e pjesërishme e qeverisë së Shteteve të Bashkuara i dërgon mesazh botës se Uashingtoni nuk është i aftë për tu marrë me problemet e veta financiare dhe politike. Ai ka kërkuar nga Kongresi amerikan që sa më parë ta mundësojë hapjen e qeverisë.

Por, zoti Kerry, i cili po merr pjesë në një samit ekonomik të liderëve aziatikë në Bali të Indonezisë, tha sot se “miqtë dhe armiqtë” e Amerikës në gjithë botën, nuk duhet të gabojnë, pasi mbyllja e pjesshme e qeverisë është vetëm një “moment i politikës”, e asgjë më tepër.

Sekretari Kerry po e udhëheq delegacionin amerikan në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Bali, pasi presidenti Barack Obama, e anuloi vizitën e paraparë në këtë vend, me qëllim që të mbetet në Uashington, për tu marrë me çështjen e mbylljes së pjerësishme të qeverisë.

Mbyllja e pjesërishme e qeverisë së Shteteve të Bashkara sot ka hyrë në ditën e pestë.
XS
SM
MD
LG