Ndërlidhjet

Nikolliq: Serbët të mos ballafaqohen me pengesa në zgjedhje


Tomisllav Nikolliq

Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar sot se Serbia përsëri do ta shqyrtoj çështjen e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale në Kosovë, nëse serbëve, të cilët kanë të drejtë të zgjedhin, nuk u mundësohet votim i lirë dhe pa pengesa.

“I kemi dërguar Bashkimit Evropian një porosi të qartë se nëse nuk krijohen kushte të rregullta për zgjedhje demokratike dhe nëse serbëve, të cilët kanë të drejtë të zgjedhin, nuk u mundësohet që në mënyrë të lirë dhe papengesa të votojnë, Serbia do ta shqyrtoj përsëri pjesëmarrjen në to”, tha Nikolliq, në një venbanim afër Beogradit, raporton agjencia Beta.

Sipas tij, me zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në zgjedhjet lokale më 3 nëntor në Kosovë, serbët duhet të sigurojnë legjitimitet dhe legalitet në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG