Ndërlidhjet

Itali: U ndalën përpjekjet për gjetjen e trupave të imigrantëve


Pamje e shpëtimit të një grupi të imigrantëve nga anija e fundosur në Lampedusa

Pamje e shpëtimit të një grupi të imigrantëve nga anija e fundosur në Lampedusa

Autoritetet e Italisë i kanë ndërprerë përkohësisht përpjekjet për gjetjen e më tepër trupave të pajetë nga një anije, e cila u fundos së bashku me 500 imigrantë ilegalë, derisa lundronin për në ishullin Lampedusa.

Një zyrtar i policisë tha sot se deti i trazuar i kishte parandaluar zhytësit që të depërtojnë në anijen e fundosur, e cila tash është në fund të detit.

Vetëm 155 njerëz i shpëtuan fundosjes, derisa deri tash janë gjetur 111 trupa të pajetë. Të zhdukur konsiderohen më se 200 vetë.

Anija 20 metërshe, e mbushur me imigrantë, u fundos pasi disa në anije e kishin ndezur një zjarr, i cili doli jashtë kontrollit, kështu që njerëzit që gjendeshin në mes të anijes, kaluan në njërin skaj dhe rrjedhimisht u shkaktua përmbysja e saj.

Imigrantë i kishin kaluar dy ditë duke lundruar në anije nga Libia.
XS
SM
MD
LG