Ndërlidhjet

Libi: U vranë 15 ushtarë të qeverisë


Zyrtarët e Libisë dhe mediat shtetërore thanë se persona të armatosur e të panjohur e kanë sulmuar një bazë ushtarake në pjesën juglindore të kryeqytetit Tripoli, duke i vrarë 15 ushtarë dhe plagosur katër të tjerë.

Zyrtarët ushtarakë thanë se gjatë incidentit të sotëm, personat e panjohur kishin sulmuar me mitralozë të vendosut në makina.

Sulmi ndodhi në hapësirën Vishtata, afro 60 kilometra nga qyteti Bani Valid, që ishte njëra nga bazat e fundit e mbështetësve të ish-diktatorit, Muammar Gaddafi, gjatë kryengritjes ushtarake në këtë vend.

Gjatë muajve të fundit, Libia është përfshirë nga një valë e sulmeve kundër oficerëve të policisë dhe ushtrisë dhe kundër aktivistëve dhe gjyqtarëve.
XS
SM
MD
LG