Ndërlidhjet

FSK-ja mbetet pa Çekun


Ilustrim
Ilustrim
Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot iu largua kryekomandanti Agim Çeku, i cili kërkoi të lirohet nga detyra e ministrit të forcës.

Një komunikatë e qeverisë thotë se Çeku nga sot ka filluar zyrtarisht kandidaturën e tij për garën e të parit të kryeqytetit, në emër të partisë në pushtet.

Shefi i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, sipas këtij njoftimi, ka liruar Çekun nga të gjitha obligimet ndaj ministrisë së FSK-së dhe qeverisë.

Sipas qeverisë, posti i ministrit me largimin e Çekut, “ngrinë, deri në nxjerren e një vendimi tjetër”.
XS
SM
MD
LG