Ndërlidhjet

Irak: U vranë pesë vetë, përfshirë dy gazetarë


Pamje nga qyteti Mosul në Irak
Pamje nga qyteti Mosul në Irak
Dy gazetarë të Irakut, që punonin për kanalin televiziv privat, Al-Sharqiya, janë vrarë sot në qytetin verior Mosul.

Ky rrjet televiziv dhe zyrtarët e policisë thanë se reporteri dhe kameramani i tij, u vranë derisa ishin duke punuar për një kronikë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje.

Në një incident tjetër në Irak, janë vrarë tre njerëz dhe pesë të tjerë janë plagosur, nga shpërthimi i një bombe në qytetin Jusufija, 20 kilometra në jug të kryeqytetit irakian, Bagdad.

Zyrtarë të policisë thanë se bomba kishte shpërthyer në një pikë kontrolli në militantëve sunitë, të cilët e kundërshtojnë rrjetin al-Kaida.
XS
SM
MD
LG