Ndërlidhjet

OKB: U dënua sulmi në Ambasadën e Rusisë në Libi


Vetura e dëmtuar para ndërtesës së Ambasadës së Rusisë në Tripoli më 3 tetor 2013

Vetura e dëmtuar para ndërtesës së Ambasadës së Rusisë në Tripoli më 3 tetor 2013

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar fuqishëm një sulm në Ambasadën e Rusisë në kryeqytetin Tripoli të Libisë.

Në kumtesën e Këshillit të Sigurimit theksohet se sulmet e këtilla janë të papranueshme dhe është kërkuar nga autoritetet e Libisë që t’i mbrojnë misionet e jashtme diplomatike.

Një turmë e njerëzve, disa nga të cilët ishin të armatosur, e sulmoi ambasadën ditën e mërkurë, pas raporteve se një oficer i Libisë ishte vrarë nga një femër ruse.

Nga ky aksion i turmës së njerëzve u vranë dy shtetas të Libisë dhe është evakuuar personeli diplomatik i Ambasadës së Rusisë dhe anëtarët e familjeve të tyre, duke i dërguar në Tunizi.

Asnjëri nga diplomatët e Rusisë dhe të afërmit e tyre nuk është lënduar gjatë sulmit.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kërkuar që Libia të garantoj mbrojtje për shtetasit rusë dhe pasurinë e ambasadës.
XS
SM
MD
LG