Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: U vranë katër ushtarë amerikanë


Pamje nga Kabuli

Pamje nga Kabuli

Koalicioni i forcave ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se katër pjesëtarë të këtyre forcave janë vrarë në pjesën jugore të Afganistanit dhe se një zyrtar ushtarak ka konfirmuar se të gjithë ata ishin amerikanë, të vrarë nga një pajisje e improvizuar ekspoduese.

Ky zyrtar ushtarak ka folur në kushte anonimiteti meqë nuk ishte i autorizuar të flasë publikisht.

Në njoftimin e vet NATO-ja theksoi se katër ushtarët ishin vrarë sot gjatë një operacioni të përbashkët në pjesën jugore, por nuk janë dhënë detaje të tjera.
XS
SM
MD
LG