Ndërlidhjet

SHBA: Forcat amerikane i sulmuan militantët në Afrikë


Forcat speciale ushtarake amerikane gjatë një stërvitjeje

Forcat speciale ushtarake amerikane gjatë një stërvitjeje

Raportohet se forcat speciale të Shteteve të Bashkuara i kanë lansuar dy sulme kundër liderëve militantë islamikë në Afrikë.

Pentagoni ka njoftuar se në Libi, forcat amerikane e kanë zënë personin Nazih Abdul-Hamed al-Ruqai, i njohur me nofkën e tij, Anas al-Libi.

Ai është person i kërkuar në Shtetet e Bashkuara, për sulmet me bomba në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, në vitin 1998. Nga këto sulme ishin vrarë 224 vetë.

Të afërmit e liderit militant al-Libi thanë se ai ishte zënë dje afër shtëpisë së tij në kryeqytetin Tripoli të Libisë.

Në Somali, forcat amerikane e kanë ndërmarrë një kërkim për ta zënë liderin e grupit militant Al-Shabab, por ky operacion ka dështuar.

Zyrtarët brenda Somalisë thanë se forcat ndërkombëtare ushtarake e kanë kryer një sulm të shtunën herët në mëngjes, në qytetin Barawe.

Ky aksion u bë disa javë pasi militantët e grupit Al-Shabab i vranë së paku 67 vetë në qendrën tregtare Westgate në kryeqytetin Najrobi të Kenias.
XS
SM
MD
LG