Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet – së paku 66 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në një lagje të Bagdadit
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në një lagje të Bagdadit
Nga sulmet në Irak gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë së paku 66 vetë.

Në sulmin më vdekjeprurës, një person vetëvrasës me bombë, depërtoi në mesin e pelegrinëve shiitë në Bagdad, duke shkaktuar vrasjen e dhjetëra njerëzve.

Policia tha se së paku 48 vetë janë vrarë gjatë këtij sulmi.

Pelegrinët ishin cak i sulmit derisa ata kalonin nëpër lagjen me popullatë shumicë sunite, Azamijah.

Në qytetin shiit Balad, me popullatë shumicë shiite, në veri të kryeqytetit Bagdad, nga një sulm vetëvrasës në një kafene, janë vrarë së paku 13 vetë dhe plagosur 22 të tjerë.

Dje më herët gjatë ditës, një person i ka vrarë dy gazetarë në qytetin verior Mosul, ndërsa në Jusufija janë vrarë tre vetë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Raportohet se dega e Al-Kaidës në Irak shpeshherë i ka përdorë sulmet vetëvrasëse, duke i marrë në shënjestër pjesëtarët shiitë, me qëllim që ta shkatërrojnë besimin e popullatës në qeverinë e udhëhequr nga shiitët.
XS
SM
MD
LG