Ndërlidhjet

logo-print

Protesta globale kundër burgosjes së aktivistëve në Rusi


Pamje nga mbështetja e aktivistëve të organizatës Greenpeace në Murmanks të Rusisë

Pamje nga mbështetja e aktivistëve të organizatës Greenpeace në Murmanks të Rusisë

Në shumë qytete të botës mbrëmë janë mbajtur demonstrata në shenjë të protestës kundër burgosjes së 30 aktivistëve të organizatës Greenpeace në Rusi.

Këta aktivistë ballafaqohen me akuza për pirateri, pas protestës në platformën e kompanisë Gazprom në Arktik, më 18 shtator.

Mbrëmë, udhëheqës të organizatës Greenpeace thanë se okupimi i anijes së kësaj organizate për mbrojtjen e ambientit, nga ana e Rusisë, dhe arrestimi i ekuipazhit të saj, është “sulmi” më i keq kundër aktivistëve, prej vitit 1985, kur një anije e saj ishte sulmuar me bombë.

Kumi Naidoo nga organizata Greenpeace tha se “ne nuk do të frikësohemi për të heshtur”.

Zoti Naidoo, që është drejtor ndërkombëtar i organizatës Greenpeace, ka kërkuar lirimin e aktivistëve, të cilët janë nga 18 vende, nga autoritetet e Rusisë.

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Alexei Meshkov, protestat e mbrëmshme i ka vlerësuar si “provokim i pastër”.
XS
SM
MD
LG