Ndërlidhjet

Raportet: Aktivistja Malala mund ta fitoj Çmimin Nobel


Malala Yousafzai

Malala Yousafzai

Vajza pakistaneze, Malala Yousafzai, e cila e ka mbijetuar sulmin e talibanëve, duket se është favorite për fitimin e Çmimit Nobel për Paqe.

Këto çmime prestigjioze fillojnë të jepen prej nesër.

Raportohet se Malala Yousafzai, aktiviste për shkollimin e vajzave, konsiderohet favorite nga ekspertët dhe bastoret.

Drejtori i Institutit për Paqe me seli në Oslo të Norvegjisë, Kristian Berg Harpviken, tha se “Malala Yousafzai në krye” të atyre që mund ta marrin çmimin, pasi dhënia e Çmimit Nobel për Paqe për Bashkimin Evropian, vitin e kaluar, “ishte kuptuar keq dhe fundamentalisht ishte nën pikëpyetje në shumë qarqe”.

Malala 16 vjeçare, ishte qëlluar me armë në kokë, derisa udhëtonte për në shkollë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, në muajin tetor të vitit 2012.

Tashmë ajo i ka marrë disa çmime prestigjioze ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG