Ministri i jashtëm i Iranit, Javad Zarif, thotë se vendi i tij dhe fuqitë botërore, duhet të kenë qasje të re në negociatat e tyre lidhur me programin atomik të Iranit.
Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, ministri Zarif tha se ekziston nevoja për përfundimin e “situatës ku të gjithë humbin”.
Ai i ka përshkruar takimet e tij me kolegët perëndimorë si “fillim të mirë”, por i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, që me Iranin të krijohen raporte “në baza të respektit reciprok”.
Zgjedhja e presidentit të Iranit, Hassan Rohani, në muajin qershor dhe emërimi i zotit Zarif për ministër të jashtëm dhe shef i delegacionit të Iranit për negociata atomike, i ka shtuar shpresat për një zgjidhje për këtë mospajtim që po zgjatë tash e një dekadë, lidhur me programin atomik të Iranit.
Ministri i jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka thënë sot se në Teheran ka “ton të ri”, dhe theksoi se ka mbetur kohë e kufizuar për zgjidhjen e këtij mospajtimi.