Ndërlidhjet

Afganistan: Përfundon regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale


Ish-ministri i Jashtëm, Abdullah Abdullah duke u regjistruar për zgjedhjet
Ish-ministri i Jashtëm, Abdullah Abdullah duke u regjistruar për zgjedhjet
Më shumë se 20 kandidatë janë regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të Afganistanit, të cilat do të mbahen në prill 2014.

Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve do të bëjë publike listën përfundimtare të kandidatëve më 16 nëntor.

Procesi i regjistrimit është shënuar nga marrëveshje në mes të “burrave të fortë” nga regjionet afgane, teknokratëve të edukuar në Perëndim, dhe liderëve fisnorë.

Kandidatë kryesorë pritet të jenë ministrat e Punëve të Jashtme Abdullah Abdullah dhe Zalmai Rassoul, ish-ministrat ei Financave Ashraf Ghani dhe Anwarul Haq Ahadi, dhe ish-ministri i Mbrojtjes Abdul Rahim Wardak.

Për zgjedhje është regjistruar edhe vëllai i presidentit aktual, Qayum Karzai.
XS
SM
MD
LG