Ndërlidhjet

Egjipt: Përleshje në mes të mbështetësve të Morsit dhe forcave të sigurisë


Një protestues në mbështetje të presidentit të rrëzuar Muhammad Morsi në Kabul

Një protestues në mbështetje të presidentit të rrëzuar Muhammad Morsi në Kabul

Së paku 50 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve në Egjipt, në mes të forcave të sigurisë dhe mbështetësve të presidentit Muhammad Morsi.

Dyzetë persona janë vrarë në Kajro, pasi policia i kishte bllokuar ata duke mos ju lejuar hyrjen në sheshin Tahirir, ku po mbahej një tubim nga mbështetësit e qeverisë së përkohshme ushtarake për të shënuar 40 vjetorin e luftës arabo-izraelite.

Qindra njerëz janë vrarë që nga koha kur ushtria e rrëzoi Morsin, pas protestave masive kundër regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG