Ndërlidhjet

Irak: Dhjetra të vrarë në dy sulme të ndara


Ilustrim

Ilustrim

Dy vetura-bombë sulmuan një shkollë fillore dhe një stacion policor në Irakun verior, duke vrarë së paku 13 persona.

Sulmet e së dieles, goditën fshatin shiit Qabak, rreth 420 kilometra në veriperëndim të Afganistanit.

Zyrtarët thonë se mes të vdekurve janë së paku 10 fëmijë, drejtori i shkollës dhe dy policë.

Dhjetra persona janë lënduar.

Në një rast të ndarë, së paku 12 persona të tjerë janë vrarë në veri të kryqytetit irakian, Bagdad.

Në Irak është shënuar një rritje e ndjeshme e vrasjeve sektare në muajt e fundit.

Të shtunën, në një sulm vetëvrasës më bombë, që ndodhi mes një turme shiitësh në Bagdad, u vranë rreth 50 persona.
XS
SM
MD
LG