Ndërlidhjet

Kerry: Arrestimi i të dyshuarit në Libi ishte i ligjshëm


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka mbrojtur kapjen nga ana e forcave amerikane të një të dyshuari për terrorizëm në Libi.

Duke folur të hënën në margjinat e një samiti që po mbahet në Indonezi, Kerry ka thënë se ankesat nga qeveria e Libisë së arrestimi ishte kidnapim janë të papaza.

Kerry ka shtuar se arrestimi gjatë vikendit i të dyshuarit të Al-Kaidës, Nazih Abdul-Hamed al-Ruqai, ishin konform ligjeve amerikane.

Ai shtoi se i dyshuari ishte një “cak ligjor” për ushtrinë amerikane dhe se ai do të përballet me drejtësinë.

Kerry tha se është e rëndësishme të mos ketë “solidaritet” me terroristët e kërkuar.

I dyshuari akuzohet për përfshirje në sulmet në ambasadat amerikane në Tanzani dhe Kenia, në vitin 1998, që vranë më shumë se 220 persona.
XS
SM
MD
LG