Ndërlidhjet

Eksperti i OKB-së për të zhvendosurit viziton Kosovën këtë javë


Logo e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së

Logo e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së

Një raportues special i OKB-së Chaloka Beyani do ta vizitojë Kosovën nga 10 – 13 tetor, për të vlerësuar situatën e përgjithshme të personave të zhvendosur brenda Kosovës.

“Gjatë vizitës sime tri ditore, do të grumbulloj inforacione të dorës së parë nga personat e zhvendosur dhe komunitetet e prekura” ka thënë Beyani.

“Gjithashtu do të shikoj nga afër sfidat dhe mundësite për zgjidhje të qendrueshme për këta persona, derisa do të diksutoj progresin e bërë me palët e përgjegjëse, rreth implementimit të rekomandimeve nga mandati paraprak i vitit 2009” ka shtuar ai.

Beyani do t’i dorëzojë vështrimet e tij preliminare përmes një deklarate të shkruar menjëherë pas përfundimit të misionit.

Raporti i plotë të t'i prezantohet Këshillit të të Drejatve të Njeriut në qershor 2014.
XS
SM
MD
LG