Ndërlidhjet

logo-print

Rusia ndalon importin e produkteve të qumështit nga Lituania


Flamuri i Lituanisë

Flamuri i Lituanisë

Rusia ka ndaluar importimin e produkteve të qumështit nga Lituania, e cila aktualisht mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Agjencia ruse për mbrojtjen e konsumatorëve, ka bërë të ditur sot, se arsye për ndalesën janë dyshimet rreth kualitetit të produkteve.

Kjo lëvizje, megjithatë, po shihet si një përpjekje për të shtuar presionet mbi Lituaninë, para se ky shtet të mirëpresë një samit të BE-së muajin që vjen, gjatë të cilit shumë nga ish-republikat sovjetike shpresojnë t’i thellojnë mardhëniet me Bashkimin Evropian.

Para samitit, Rusia i ka shtuar presionet edhe ndaj Ukrainës dhe Moldavisë, të dyja këto, vende të cilat shpresojnë të marrin marrëveshje për asocim dhe tregëti të lirë me BE-në gjatë këtij samiti.

Muajin e kaluar, Rusia kishe vendosur masa të shtuara të kontrollave doganore për produktet e Lituanisë, duke bërë që kjo e fundit ta paralajmëronte Rusinë se në këtë mënyrë po rrezikonte mardhëniet me të gjithë bllokun 28 anëtarësh.
XS
SM
MD
LG