Ndërlidhjet

Vriten pesë ushtarë në Egjipt


Egjipt
Egjipt
Pesë ushtarë egjiptianë janë vrarë në qytetin Ismailia të Egjiptit.

Sulmi ka ndodhur në një postbllok në veri dhe dyshohet të jetë kryer nga militantët islamikë.

Në Kajro, sulmues të panjohur kanë hedhur granata në pjatat satelitore të komunikimit, duke dëmtuar së paku një prej tyre.

Sulme ka pasur edhe në qutetin al-Tour, ku makina bombë ka vrarë së paku dy njerëz dhe ka plagosur 48 të tjerë.

Ato kanë ndodhur një ditë pas përleshjeve të përgjakshme në Egjipt, midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi, në të cilat kanë humbur jetën së paku 50 persona.
XS
SM
MD
LG