Ndërlidhjet

Zgjedhjet e 3 nëntorit, temë kryesore në Bruksel


Maja Kocijançiq
Maja Kocijançiq
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se temë kryesore e takimit të sotëm midis kryeminisrtave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të jetë përparimi në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash dhe përgatitjet për zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Zonja Ashton ka ftuar kryeministrat Daçiq dhe Thaçi për të rishikuar përparimin që është bërë në zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu, veçanërisht në prag të përgatitjeve për zgjedhjet e 3 nëntorit – kjo do të jetë tema kryesore. Ne gjithmonë themi se dialogu vazhdon edhe në nivel teknik dhe politik. Zonja Ashton ka thirrur të dy kryeministrat në Bruksel kur ka qenë e nevojshme”, ka thënë zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiq.
XS
SM
MD
LG