Ndërlidhjet

Britania me agjenci të ngjashme si FBI


Ilustrim
Ilustrim
Në Britani ka nisur punën një agjenci e re, qëllimi i së cilës është të trajtojë disa nga krimet më serioze në vend.

Agjencia e Krimit Kombëtar thuhet të jetë versioni britanik i FBI-së amerikane.

Ajo do të përbëhet nga më shumë se 4,000 oficerë dhe do të luftojë bandat e drogës, korrupsionin, krimin kibernetik dhe abuzimin seksual të fëmijëve.

Megjithatë, ndryshe nga FBI, Agjencia e Krimit Kombëtar nuk do të jetë e përfshirë në çështje të sigurisë kombëtare dhe të antiterrorizmit.

Autoritetet thonë se krimi i organizuar në Britani i kushton shtetit rreth 14.6 miliardë dollarë në vit.
XS
SM
MD
LG