Ndërlidhjet

Hidhen poshtë akuzat kundër Sarkozy-së


Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.

Akuzat kundër ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, për gjoja financim të fshehtë të fushatës zgjedhore, janë hedhur poshtë, shkruan Le Monde.

Në mars të këtij viti, ai është akuzuar për përfitim të paligjshëm të donacioneve nga trashëgimtarja e kompanisë L’Oreal, Liliane Bettencourt, e cila është gruaja më e pasur e Francës.

Në vitin 2006, ajo është shpallur e çmendur.

Sarkozy ka mohuar të ketë marrë fonde nga Bettencourt.

Lirimi nga akuzat mund t'i hapë rrugën atij që të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
XS
SM
MD
LG