Ndërlidhjet

Nxirren edhe 17 trupa pranë Lampedusës


Lampedusa

Lampedusa

Zhytësit italianë kanë nxjerrë edhe 17 trupa të pajetë, si pasojë e mbytjes së një anijeje pranë ishullit Lampedusa.

Me këto gjetje, numri zyrtar i të vdekurve ka arritur në 211.

Anija, me rreth 500 migrantë të paligjshëm, shumica nga Eritrea dhe Somalia, është mbytur të enjten.

Migrantët kishin kaluar dy ditë në det, duke udhëtuar nga Libia.

Mbi 80 njerëz vazhdojnë të mbesin të zhdukur, ndërsa 155 të tjerë i kanë shpëtuar aksidentit.

Lampedusa shtrihet midis Tunizisë dhe Sicilisë dhe është destinacion i madh për migrantët në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG