Ndërlidhjet

logo-print

Malala: Duhet të bisedojmë më talibanët


Malala Yousafzai

Malala Yousafzai

Një adoleshente pakistaneze, e cila është qëlluar në kokë nga talibanët, pasi ka mbështetur të drejtat e vajzave në arsim, thotë se duhet të bisedohet me militantët për të arritur deri të paqja.

Malala Yousafzai është sulmuar nga një person i armatosur pranë ish-shtëpisë së saj në Pakisant, në tetor të vitit 2012.

16-vjeçarja është trajtuar në Britani dhe tani jeton në Birmingham.

“Mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet dhe për t’iu kundërvënë luftës është përmes dialogut. Kjo nuk është çështje për mua, është punë e qeverisë dhe po ashtu e Amerikës”, ka thënë Malala për BBC-në.

Ajo është fituese e disa çmimeve për të drejta të njeriut dhe është favorite për të fituar Çmimin Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG