Ndërlidhjet

Kerry kërkon hapa konkretë nga Irani


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje Iranit që të dalë me “një sërë propozimesh” që do të bindin komunitetin ndërkombëtar se programi i tij bërthamor është paqësor.

Kerry i ka bërë këto komente në margjina të një samiti ekonomik në Indonezi.

Zgjedhja e presidenti të Iranit, Hassan Rohani, në muajin qershor, ka rritur shpresat për një zgjidhje të programit të diskutueshëm bërthamor të Republikës Islamike.

Rohani ka bërë disa gjeste pajtuese me Uashingtonin.

Teherani këmëngul se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore dhe vazhdimisht hedh poshtë akuzat e Perëndimit se përpiqet të krijojë fshehurazi armën atomike.
XS
SM
MD
LG