Ndërlidhjet

Thaçi: Zgjedhjet, test evropian për Kosovën


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfaqur besimin se në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të marrë pjesë edhe komuniteti serb.

“Falënderoj komunitetin ndërkombëtar dhe lidershipin e Serbisë që u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje. Kam besim të plotë se zgjedhjet në Kosovë do të jenë të suksesshme, me një pjesëmarrje sa më masive të të gjitha komuniteteve”, ka deklaruar Thaçi.

Ai po ashtu ka thënë se zgjedhjet do të jenë test evropian për Kosovën, i cili do të kalohet me sukses.

Thaçi i ka bërë këto komente në Bruksel, para takimit me homologun serb, Ivica Daçiq.

Zgjedhjet e 3 nëntorit pritet të jenë edhe tema kryesore e bisedimeve të sotme, me ndërmjetësimin e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG