Ndërlidhjet

logo-print

Deri në fund të vitit, 40% e popullsisë në internet


Ilustrim

Ilustrim

Rreth 40 për qind e popullsisë së botës, përkatësisht 2.7 miliardë njerëz, do të kenë qasje në internet deri në fund të vitit.

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit thotë se pa lidhje interneti janë rreth 1.1 miliard familje në botë, ndërsa 90 për qind e tyre janë në vendet në zhvillim.

Por, sipas kësaj organizate, pothuajse i gjithë planeti ka qasje në telefoninë mobile – me 6.8 miliardë abonentë.

Koreja e Jugut, për të tretin vit me radhë, është e para në botë për lidhjen me internet.

Pas saj radhiten Suedia, Islanda, Danimraka, Finlanda dhe Norvegjia.
XS
SM
MD
LG