Ndërlidhjet

Sulme në Bagdad, së paku 22 të vrarë


Bagdad, 7 tetor 2013.
Bagdad, 7 tetor 2013.
Shpërthimet me bomba kanë tronditur Bagdadin, duke vrarë së paku 22 njerëz dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Agjencia Reuters raporton se shumica e sulmeve kanë ndodhur në zonat e banuara me shumicë shiite.

Iraku ka parë rritje të ndjeshme të dhunës sekatre në muajt e fundit.

Të dielën, së paku 13 njerëz janë vrarë, kur dy makina bombë kanë qëlluar një shkollë fillore dhe një stacion policor në veri të Irakut.

Të shtunën, një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij në mesin e disa pelegrinëve shiitë në Bagdad, duke vrarë rreth 50 persona.
XS
SM
MD
LG