Ndërlidhjet

Obama i bën thirrje Kongresit që të rihapë qeverinë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje Kongresit që të votojë për rihapjen e qeverisë dhe të rrisë kufirin e borxhit menjëherë.

Besoj fuqishëm se ka vota të mjaftueshme për të kaluar legjislacionin, që mund t’i japë fund mbylljes, ka thënë Obama gjatë një vizite në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave Federale.

Mbyllja e pjesshme e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka nisur mesnatën e 1 tetorit, pasi dy dhomat e Kongresit kanë dështuar të merren vesh për buxhetin e ri.

Ndkimi i mbylljes ka qenë menjëherë i dukshëm në SHBA.

Qindra-mijëra punëtorë “joesencialë” janë dërguar në pushim pa pagesë.
XS
SM
MD
LG