Ndërlidhjet

logo-print

Indonezi: Samiti APEC përfundon sot


John Kerry (majtas) përshëndetet me Vlladimir Putinin në samitin e APEC-ut

John Kerry (majtas) përshëndetet me Vlladimir Putinin në samitin e APEC-ut

Liderët nga rajoni Azi-Paqësor sot në Bali të Indonezisë e mbajnë ditën e dytë dhe finale të bisedimeve, që kanë për qëllim nxitjen e ekonomisë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka anuluar pjesëmarrjen e tij në samitin vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), për shkak të krizës lidhur me mbylljen e pjesërishme të qeverisë në Shtetet e Bashkuara.

Por, në vend të tij në samit merrë pjesë sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i cili u tha liderëve biznesorë në margjina të samitit, se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për rajonin.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se ripërtritja e ekonomisë globale do të jetë “proces i gjatë dhe i vështirë”.

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka kërkuar që vendet e APEC-ut të investojnë në projektet kryesore të infrastrukturës në Rusi, duke theksuar se Rusia do të krijoj kushte të domosdoshme për kompanitë e jashtme.

Putin tha se vendimi i Obamës për të mos marrë pjesë në samit ishte i “arsyeshëm”.
XS
SM
MD
LG