Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – së paku 38 të vrarë


Pamje e një ndërtese pas një sulmi të mbrëmshëm në Bagdad
Pamje e një ndërtese pas një sulmi të mbrëmshëm në Bagdad
Nga një valë e sulmeve me bomba në kryeqytetin Bagdad të Irakut, janë vrarë së paku 38 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Ka raporte se së paku shtatë sulme me bomba në Bagdad janë kryer mbrëmë vonë.

Agjencia Reuters njoftoi se pjesa më e madhe e sulmeve ndodhi në lagjet me popullatë shumicë myslimane shiite, por një shpërthim ka ndodhur në lagjen Dura, me popullatë shumicë sunite.

Nga dhuna në Irak, deri tash këtë vit janë vrarë më se 6 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG