Ndërlidhjet

Putin: Kërkohet shpjegim për rrahjen e diplomatit në Holandë


Pamje nga Moska
Pamje nga Moska
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, thotë se pret që Holanda do të ofroj shpjegim dhe do të kërkoj falje për sulmin kundër diplomatit rus në Hagë, Dimtry Borodin, dhe shpreson se do të dënohen ata që janë përgjegjës.

Zoti Putin tha se Rusia do të vendos për masa reciproke varësisht nga aksionet e Holandës.

Ministria e jashtme ruse më herët e ka thirrë ambasadorin holandez në Mosë lidhur me këtë incident.

Rusia thotë se persona të armatosur të uniformuar kanë depërtuar në banesën e diplomatit Borodin në Hagë, ditën e diel, dhe e kanë rrahur, duke pretenduar se kanë marrë ankesa nga fqinjët se ai i kishte keqtrajatuar fëmijët e tyre.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se pastaj Borodinit i ishin vënë prangat dhe ishte marrë në stacionin e policisë, ku ishte mbajtur gjatë natës, përkundër statusit të tij diplomatik.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme ruse, Aleksander Lukashevich e dënoi incidentin duke e vlerësuar si “shkelje të madhe” të rregullave ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG