Ndërlidhjet

PE: Votohet për legjislacionin e ri për duhan


Pamje e ndërtesës së Parlamentit Evropian
Pamje e ndërtesës së Parlamentit Evropian
Ligjvënësit evropianë pritet që sot të votojnë për legjislacionin e ri gjithpërfshirës për industrinë e duhanit.

Parashihen rregulla më të ashpra për tërheqje të vërejtjeve më të mëdha në pakon e cigareve dhe ndaljen e cigareve të mentës.

Poashtu, do të ashpërsohen edhe rregullat për cigaret elektronike.

Ky votim në Parlamentin Evropian po bëhet pas disa muajsh të mospajtimeve të thella me industrinë e duhanit, e cila argumenton se rregullat e reja do ta kufizojnë lirinë e konsumatorëve.

Analistët thonë se trajtimi i sëmundjeve të ndërlidhura me pirjen e duhanit kushton afro 34 miliardë euro në vit, ndërsa Bashkimi Evropian vlerëson se për një vit ndodhin afro 700 mijë vdekje të ndërlidhura me pirjen e duhanit në 28 vendet e BE-së.
XS
SM
MD
LG