Ndërlidhjet

Irani shqyrton mundësinë e zhbllokimit të Facebook dhe Twitter


Ilustrim - Facebook
Ilustrim - Facebook
Ministria e Informimit dhe Komunikimit Teknologjik e Iranit do të themelojë një grup punues për të konsideruar zhbllokimin e Facebookut dhe Twitterit.

Ministria e ka bërë publik këtë vendim në faqen e saj zyrtare.

Ministri, Mahmoud Vaezi, ishte cituar të hënën të kishte thënë se Irani nuk planifikonte të zhbllokonte këto dy faqe të njohura të rrjeteve sociale.

Megjithatë, në një komunikatë të bërë në faqen e ministrisë vetëm pak orë më vonë, Vaezi mohoi të ketë bërë ndonjë deklaratë të tillë dhe tha se çështja është ende në shqyrtim.

Zyra e presidentit të Iranit, Hassan Rohani e përdor Twitterin, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Javad Zarif, i përdor të dyja, edhe Twitterin edhe Facebookun.

Shumë iranianë përdorin mënyra alternative për çasjen në faqet e ndaluara në këtë vend.
XS
SM
MD
LG