Ndërlidhjet

logo-print

Ndahet Nobeli 2013 për fizikë


Laureatët e Nobelit 2013 për Fizikë, Peter Higgs (djathtas) dhe Francois Englert (majtas)

Laureatët e Nobelit 2013 për Fizikë, Peter Higgs (djathtas) dhe Francois Englert (majtas)

Çmimi Nobel në fizikë për vitin 2013, iu është ndarë profesorit të Universiteti të Lirë të Brukselit në Belgjikë, Francois Englert dhe profesorit të Universitetit të Edinburgut në Britani të Madhe, Peter Higgs.

Në shpjegimin e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave thuhet se çmimi ndahet për “zbulimin teorik të një mekanizmi që kontribuon në kuptimin tonë mbi origjinën e përmbajtjes së grimcave subatomike, i cili së fundmi është konfirmuar përmes zbulimit të grimcës fundamentale të parashikuar teorikisht nga fituesit, gjatë eksperimenteve ATLAS dhe CMS të CERN-it.
XS
SM
MD
LG