Ndërlidhjet

logo-print

Gazetarja bjelloruse fiton çmim për lirinë e shprehjes në Britani


Gazetarja Iryna Khalip

Gazetarja Iryna Khalip

Një gazetare bjelloruse, e njohur për shkrimet e saj kundërshtuese ndaj regjimit autoritar të qeverisë së vendit të saj, e ka fituar një çmim prestigjoz për lirinë e shprehjes në Britani.

Të hënën, u bë publike në Londër, se gazetarja Iryna Khalip do të ndante çmimin e sivjetëm PEN Pinter Prize, së bashku me britanikun Tom Stoppard.

Korrespondentja e gazetës ruse "Novaya gazeta", Khalip ishte arrestuar dhe rrahur në dhjetor të vitit 2010, pasi kishte demonstruar kundër presidentit Lukashenka dhe e kishte akuzuar atë për mashtrime në zgjedhje.

Fituesi tjetër i këtij çmimi, Stoppard, i ka thënë Evropës së Lirë se është një nder i veçantë për të, ta ndajë këtë çmim me një “gazetare të guximshme”.

Çmimi PEN/Pinter, i themeluar në vitin 2009, në kujtim të fituesit të Nobelit, Harold Pinter, i jepet çdo vit një shkrimtari kurajoz britanik dhe një gazetari/gazetareje nga bota që është përballur me persekutime për punën e tij/saj.
XS
SM
MD
LG