Ndërlidhjet

Afganistan: Ish-gjenerali kërkon falje për luftën civile


Abdul Rashid Dostum
Abdul Rashid Dostum
Ish-gjenerali afgan Abdul Rashid Dostum ka kërkuar falje për rolin e tij në luftën civile të këtij vendi.

Dostum, në një deklaratë të 7 tetorit, ka thënë, “Është koha që t’ju kërkojmë falje afganëve, të cilët u sakrifikuan për shkak të politikave tona”.

Kjo është hera e parë që një figurë e kyçur drejtpërdrejt në luftën civile afgane kërkon falje publike.

Dostum është një ish-udhëheqës i milicisë uzbeke, i cili akuzohet për krime lufte.

Lufta civile e viteve 1992-1996 në Afganistan la të vdekur qindra mijëra civilë dhe shkatërroi në mase infrastrukturën e vendit.

Kërkimfalja e Dostumit vjen vetëm një ditë pas kandidimit të tij zyrtar për president të vendit në zgjedhjet e prillit 2014.
XS
SM
MD
LG