Ndërlidhjet

Serbia me masa të reja kursimesh


Flamuri serb

Flamuri serb

Qeveria e Serbisë ka bërë publike një paketë për masa të kursimeve, përfshirë një plan për të shkurtuar disa nga pagat e sektorit publik deri në një të katërtën, në përpjekje për të reduktuar borxhin publik dhe për të shmangur bankrotimin.

Paketa gjashtë-pikëshe, e prezantuar nga Ministri i Financave Lazar Krstic gjatë një mbledhjeje të qeverisë, përfshin edhe një rritje të taksës në vlerë të shtuar për produktet bazë, nga 8 në 10 % si dhe ndërprerjen e subvencioneve shtetërore dhe shpenzimeve të sektorit publik.

Krstic tha se qeveria, në vitin 2014, do të lansojë “taksën e solidaritetit”, që do të sillet nga 10 deri në 25 %, për pagat e sektorit publik që shkojnë në më shumë se 712 dollarë në muaj.

Ekonomia e Serbisë është tkurrur për 1.7 % vitin e kaluar, ndërsa papunësia ka shkuar në rreth 25 %.

Qeveria ka borxhe të jashtme në vlerë 19 miliardë euro dhe një deficit buxhetor prej 6.5 % të GDP-së vjetore.
XS
SM
MD
LG